I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në tubimin tematik “Çfarë Kosove duam?” ka bashkëbiseduar me qytetarët e Gjakovës.
Haradinaj ka thënë : ”Ne e kemi kauzë një Kosovë euro-atlantike, një Kosovë që anëtarësohet në BE, një Kosovë në NATO. Ky do të jetë sukses i gjithë shqiptarëve”.
“Ashtu siq jemi gëzuar ne kur ka hyrë Shqipëria në NATO, është suksesë për shqiptar kur Kosova avancon me ushtrinë e vet drejt NATO-s” tha Ramush Haradinaj.